Sejdiu: Partitë opozitare janë deklaruar se ku qëndrojnë, s’mund t’u kërkohet më shumë

- Advertisement -

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se partitë opozitare tashmë kanë bërë të qartë qëndrimet e tyre dhe nuk mund t’u kërkohet veprim përtej asaj që kanë deklaruar publikisht.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se nuk sheh një rrugë të qartë për dalje nga situata aktuale politike.

“Kështu që, leximi për mua është i tillë, unë nuk shoh asnjë rrugë për të dalë prej kësaj situate. Ju them të drejtën, partitë opozitare janë deklaruar se ku qëndrojnë dhe si qëndrojnë dhe nuk mund t’u kërkosh partive opozitare përtej këtij veprimi politik diçka tjetër. Fakti është tash, kur e bëjnë këtë.  Dy subjekte opozitare janë deklaruar që nuk duan të marrin pjesë në formimin e qeverisë. Pra, nuk kanë ndonjë hise në zgjedhjen e qeverisë e as të presidentit. Një parti tjetër opozitare është deklaruar që merr pjesë në themelimin e institucioneve, nëse presidenti vjen nga subjekti ynë”, tha Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit