Santosi dhe Federata e Brazilit po tentojnë ta bindin Ancelottin që ta marrë Neymarin në Botëror

- Advertisement -

Me më pak se dy muaj deri në fillimin e Botërorit 2026, Neymari nuk ka kohë për të humbur nëse dëshiron të sigurojë një vend në listën prej 26 lojtarësh të trajnerit Carlo Ancelotti për kombëtaren e Brazilit.

Sipas raportimeve, klubi i tij Santosi dhe Federata e Futbollit të Brazilit po punojnë së bashku për ta ndihmuar të arrijë formën optimale fizike dhe teknike para përzgjedhjes finale, që pritet rreth 18 majit.

Plani është që minutat e tij të menaxhohen me kujdes për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm.

Në javët e fundit, Neymar ka treguar stabilitet të mirë, duke luajtur katër ndeshje radhazi për 90 minuta në kompeticione të ndryshme dhe duke shënuar një gol.

Megjithatë, për të shmangur rrezikun e një rikthimi të dëmtimeve, ai nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bahia, siç konfirmoi trajneri Cuca.

Prioriteti i tij i radhës është ndeshja e Copa Sudamericana ndaj San Lorenzos, ku pritet të jetë pjesë e skuadrës.

Raportet theksojnë se Neymar ka mbështetje edhe nga drejtuesit e CBF (Konfederatës Braziliane të Futbollit), përfshirë presidentin Samir Xaud, si dhe nga brenda kombëtares, ku lojtarë si Casemiro dhe Joao Pedro kanë shprehur publikisht mbështetjen për rikthimin e tij.

FIFA ka vendosur afate të qarta për përgatitjet: lista paraprake duhet dorëzuar më 11 maj, ndërsa lista finale me 26 lojtarë deri më 30 maj.

Megjithatë, sipas raportimeve, Ancelotti pritet ta finalizojë përzgjedhjen më herët, më 18 maj, duke i lënë Neymarit pak kohë për të bindur trajnerin se meriton një vend në turneun që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Të ngjashme

Të fundit