16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kursej asnjë mundësi, qoftë financiare apo operacionale që ta ndihmojë mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sadiku tha se qeveria nuk duhet ta kursej asnjë cent të vetëm që Gjykata Speciale të përmbyllet me sukses.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet ta kursej asnjë cent të vetëm që kjo gjykatë të përmbyllet me sukses. Unë si qytetar do të doja ta dija të vërtetën sado që ajo është e rëndë dhe po e shkatërron jetën e disa njerëzve atje”.

“Do të doja që këta njerëz të lirohen sa më shpejt, sepse edhe nëse s’jam pajtuar me ta në aspektet politike, kjo ndikon ekstrem mirë në imazhin e Kosovës”, tha Sadiku në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai u shpreh se Gjykata Speciale s’po e gjykon luftën çlirimtare, por sipas tij, njerëzit kryesor të saj.

Kjo gjykatë nuk është duke e gjykuar luftën çlirimtare, megjithatë po i gjykon njerëzit kryesor të kësaj lufte çlirimtare dhe ky është një kufi shumë i vështirë për ta ndarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit