Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka postuar në Facebook tabelën bazuar në të dhënat e Agjëncisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku pasqyrohen normat e larta të inflacionit, sidomkos në vitin 2026.
Sadiku tha se një nga “gënjështrat më të mëdh” të Qeverisë Kurti, kanë qenë edhe siç thotë ai “të ashtuquajtura Pako të Inflacionit”.
“Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat “Pako të Inflacionit”. Duke shpërndarë paranë e buxhetit të shtetit, kryesisht në prag të zgjedhjeve dhe pa asnjë plan të mirëfilltë ekonomik, Qeveria Kurti e ka ble mbështetjen afatshkurtër, duke e dëmtuar ekonominë në afat të gjatë”.
“Inflacioni në Kosovë, siç shihet edhe në tabelën më poshtë, vazhdon të jetë problem serioz. Dhe inflacioni nuk është thjesht një përqindje në statistikë: është më pak fuqi blerëse për qytetarin, kosto më të larta për biznesin dhe, në fund, një ekonomi më e dobët për shtetin. Nuk luftohet inflacioni me shpërndarje parash para zgjedhjeve. Luftohet me politika ekonomike, rritje të prodhimit, konkurrencë dhe investime. Amatera”, ka shkruar ai në Facebook.






