Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas tij, Kosova pas kësaj date nuk do të jetë më njësoj.
“Do të jetë ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mënyrën se si do të shihet historia jonë, e popullit shqiptar, dhe luftës çlirimtare. Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date, nuk do jetë e njëjtë çfarëdo qoftë vendimi i kësaj, nuk do të jetë e njëjta skena politike, mendoj se do të ketë dinamikë tjetër të zhvillimeve politike, e mbi të gjitha mendoj që kjo do të ketë edhe një ndikim në mënyrën se si edhe bota dhe gjeneratat e reja e shohin luftën tonë”, u shpreh Murati në Klan Kosova.






