Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës, duhet t’i mbrojë sukseset e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LDK.

Përmes një shkrimin të gjatë në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se çka i duhet kësaj partie.

Në 6 pika ai ka treguar se cfarë duhet të bëjë kjo parti.

“LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës dhe të krenohet me të. LDK-ja ka qenë parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe nismëtare e aleancave mbi të cilat qëndron Kosova edhe sot. Me këto aleanca e kemi fituar lirinë, e kemi shpallur pavarësinë dhe e kemi ndërtuar shtetin. Narrativa se “Kosova është shkatërruar pas luftës” nuk është vetëm e pavërtetë është e dëmshme për të ardhmen e vendit. Kjo narrativë është ndërtuar për vite nga VV-ja, por fatkeqësisht është ushqyer edhe nga individë brenda LDK e PDK për përfitime afatshkurtra elektorale. Kosova pas luftës ka bërë gabime. Ka pasur korrupsion, keqqeverisje e dështime. Por nga një vend i shkatërruar nga lufta është bërë shtet i pavarur, me institucione, ekonomi, infrastrukturë dhe aleanca të fuqishme ndërkombëtare”, ka shkruar ai, duke treguar për veprimet tjera.

Të ngjashme

Të fundit