Rutte viziton Gardën Kombëtare të Iowas, në fokus partnerteti me Kosovën

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar vizitën e tij të parë në selinë e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Iowas, ku u prit së bashku me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.

Gjatë vizitës, Rutte kaloi pranë një këndi me simbole dhe artefakte të lidhura me Kosovën dhe shqiptarët. Në pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare e Iowas shihet edhe figura e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, krahas një plisi, fotografive dhe objekteve të tjera nga Kosova.

Sipas Gardës Kombëtare, takimet u përqendruan në bashkëpunimin shumëvjeçar mes Iowas, Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë ngritjen e kapaciteteve, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejmë të partneritetit.

Për më shumë se një dekadë, pjesëtarë të Gardës së Iowas kanë trajnuar dhe bashkëpunuar me FSK-në, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në misione të NATO-s, përfshirë KFOR-in.

Rutte dhe Whitaker zhvilluan gjithashtu takime me drejtuesit e lartë të Gardës Kombëtare të Iowas.

Të ngjashme

Të fundit