Deputeti i VV-së, anëtar në Grupin Punues për hartimin e strategjisë shtetërore për fazën e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, Adnan Rrustemi ka njoftuar se dje ka nisur punën ky Grup Punues.
Ai ka thënë se për herë të parë po ndërtohet një përgjigje shtetërore për një proces gjyqësor që ka prodhur pasoja të rënda politike, juridike dhe njerëzore.
“VV e kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale sepse e kuptuan se po ndërtohej një mekanizëm i veçantë gjyqësor, i ndërtuar mbi dyshime ndaj UÇK-së, me juridiksion të kufizuar që e shkëpuste trajtimin nga përmasat e vërteta të luftës në Kosovë. Atëherë na thanë se kjo Gjykatë do ta pastronte luftën, sot duhet të pyesim kush e kishte të drejtën ta vendoste luftën çlirimtare të një populli në pozitën që duhej të pastrohej nga dyshimet”, ka thënë Rrustemi.
Ai ka thënë se regjimi i Serbisë ishte agresori dhe se Kosova ishte e pushtuar dhe e shtypur ndërsa shqiptarët luftuan për çlirimin e tyre.
“Kjo është e vërteta historike që i paraprin çdo gjykimi dhe nuk mund të ndryshohet as nga vendimet gjyqësore. Prej vitesh, ish drejtues të UÇK-së mbahen në paraburg në Hagë, vitet kalojnë, familjet presin ndërsa procesi gjyqësor rëndon jetën e tyre. Një drejtësi që kërkon të jetë bindëse, duhet të jetë edhe në mënyrën si vepron, edhe në kohën që merr edhe në standardet që zbaton. Përgjegjësia penale është individuale por askush n uk mund të dënohet për përkatësinë në një ushtri çlirimtare, për pozitën politike që ka mbajtur apo historinë e një organizate”, ka thënë Rrustemi.
Ai ka thënë se nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për Gjykatën Speciale.
“Nisja e grupit për fazën e Apelit, dëshmon se Kosova n uk mund të qëndrfoj pa vepruar në rpocese që ndryshojnë historinë e saj. Lufta e UÇk-së ishte luftë për liri, drejtësia nuk mund të shndërrojë historinë çlirimit në objekt të një fajësie kolektive. Serbia duhet të ballafaqohet me gjenocidin, sulmet e saj pas vendimit në Hagë do të marrin përgjigjen e duhur nga Republika e saj. Na duhet bashkëveprim, bashkërendim sot më shumë se kurrë”, ka shtuar Rrustemi.






