Ambasadori gjerman, Jorn Rohde e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën zbllokimin e CEFTA-s.
Ai përmes një postimi në X theksoi se tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u.
“Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal!”, shkruan ai.
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë gjatë ditës se është lajm i mirë që në takimin e CEFTA-s u miratuan me sukses 11 vendime.
Në një postim në platformën X, ai ka folur për takimin që u mbajt sot në kuadër të CEFTA-s, ku Kosova u përfaqësuar nga Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
“Lajm i mirë! Organet në CEFTA sapo vendosën ndryshimin e Rregullores së punës dhe gjithashtu miratuan me sukses 11 vendime”.
“Mezi presim një samit të suksesshëm në Procesin e Berlinit javën e ardhshme”, ka thënë Sarrazin.
Edhe kryediplomatja gjermane Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se në Procesin e Berlinit ishin në gjendje të punonin së bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA-s,