Shkruan: Astrit Gashi
Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, dhe sipas trendit aktual, pasqyra përfundimtare e votave nga diaspora do të jetë:
• Lëvizja Vetëvendosje – mbi 30,000 vota
• LDK – mbi 17,000 vota
• PDK – mbi 4,500 vota
• AAK-Nisma – afer 1,900 vota
Një ndër befasitë më të mëdha të këtij procesi është rënia dramatike e Partisë Demokratike të Kosovës në votat nga diaspora ne numer një shifror 8%. Asnjë kandidat i saj nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të konsiderueshme, me përjashtim të Xhakës, i cili mund të marrë rreth 2,000 vota te cilat si ndihmojne asgje! Të gjithë kandidatët e tjerë të PDK-së nga diaspora nuk pritet të arrijnë as 500 vota, duke dëshmuar një krizë të thellë të partisë në këtë segment të elektoratit.
Në anën tjetër, Hysen Çekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, falë votave të diasporës, pritet të sigurojë një vend në Kuvend, duke u bërë deputeti i 21-të i LDK-së. Ky rezultat tregon se mbështetja nga jashtë mund të jetë vendimtare për kandidatët e caktuar, veçanërisht ata me histori dhe lidhje të forta me komunitetin jashtë vendit.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, Rashit Qalaj dhe Kosovare Murseli nga PDK humbasin vendet në Kuvend, ndërsa edhe deputeti i tretë i partisë është në rrezik. Kjo përbën një nga disfatat më të mëdha të PDK-së në historinë e saj elektorale, duke e lënë partinë me ndikim të kufizuar në përbërjen e re parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të finalizojë mbi 90% të numërimit pas mesnate, ndërsa vonesat në shpalljen e rezultateve nuk kanë shkaktuar asnjë reagim të fuqishëm apo protestë nga partitë opozitare. Kjo heshtje mund të interpretohet si një pranim i heshtur i humbjes nga kampi opozitar
Pas këtij debakli elektoral, dikush duhet të marrë përgjegjësi. Një ndër humbjet më të mëdha të PDK-së është regjistruar në Mitrovicë, nga ishte kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë vetëm 340 vota në qytetin ku ai është kryetar komune sipas votave perfunditare të ardhura me poste. Ky rezultat kërkon një shpjegim të qartë para qytetarëve, si dhe një reflektim të thellë brenda partisë për drejtimin e saj të ardhshëm.
Disfata e PDK-së në këto zgjedhje nuk është thjesht një çështje numrash, por një pasqyrë e qartë e krizës së saj politike dhe mungesës së mbështetjes në segmentet kyçe të elektoratit, si diaspora dhe qytetet e mëdha. Pyetja kryesore që mbetet tani është: a do të ketë përgjegjësi politike dhe dorëheqje pas këtyre rezultateve?
Apo të tentohet te paraqitet si fitore permes disa gazetareve mercenar te cilet i kane mjele gjate fushates!