Remi vazhdon të këmbëngulë për koalicion të PDK-së me VV-në: Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, është duke këmbëngulur për një koalicion në mes të PDK-së dhe VV-së së Albin Kurtit.

“Edhe sot, politika nuk po gjen guximin të vendosë, ndonëse në vitet e fundit VV-ja kanë vota të mjaftueshme në kuvend për të ndërtuar institucionet.

Atëherë, pse ende nuk po vendoset? A mungojnë votat, apo mungon guximi për të marrë përgjegjësinë? Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje”, ka shkruar ai.

Ai ka publikuar një artikull të para disa vitesh:

25 gushtë 2017 / Gazeta Tribuna

Rrustem Mustafa- ka shprehur keqardhje me nivelin politikë të shpërfaqur në ditët e fundit, duke vendosur inatet politike përpara atyre shtetërore.

Ai ka thënë se në në vend të garimit se kush është më hero apo më keqpërdorues, liderët e partive politike duhet të vendosim prioritetet për qeverinë në ardhje…

Mustafa në një prononcim për Tribuna Channel ka thënë se liderët politikë duhet të bëjnë hapin e parë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, duhet të jetë i pa kompromis, në mënyrë që shpejt dhe sigurt të shëndrrohet në prioritet numër një të shoqërisë, institucioneve dhe shtetit si tërësi. Krimet duhet adresuar pa pikë fleksibiliteti, dhe pa dallim.

Të fillojmë duke adresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si hapi i parë dhe kritik, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe funksionim të shtetit sipas normave evropiane.

Tërë pasuritë e përfituara apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në mënyrë jo-legale duhet t’i kthehen pronarit legjitim- shtetit. “ ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar gjithashtu se pasuria e pa merituar e të gjithë atyre që përfituan jo ligjshëm duhet t’i kthehet shtetit.

“Krahas dënimeve meritore, konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë ndëshkuese për pasurinë e përfituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Njëherë e mirë të çrrënjosim këtë fenomen shkatërrues, duke i kthyer vendit dinjitetin e merituar”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme

Të fundit