10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Rekomandimi për rinumërim të të gjitha votave me postë, Cakolli: Duhen trajtuar vetëm rastet specifike

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me tentimin për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës përmes postës, çështje e cila ishte në rëndin e ditës në mbledhjen e KQZ-së.

Cakolli ka thënë se është gabim nga ana e KQZ-së nëse merren me të gjitha votat për shkak të ‘‘disa votave’’.

Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të cenojë integritetin zgjedhor.

‘‘Kjo tendenca që për shkak të “disa votave” me u marrë me TË GJITHA votat, është qasje e gabuar e KQZ-së që mund ta cenojë integritetin zgjedhor.

Sigurisht, çdo parregullsi duhet trajtuar seriozisht dhe në përputhje me ligjin. Por, trajtimi duhet të jetë proporcional dhe i fokusuar vetëm në rastet specifike të pretenduara – jo përmes masave drastike që vënë në dyshim procesin dhe minojnë panevojshëm besimin e publikut në rezultatin e zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit