Real Madridi i ka zyrtarizuar numrat e fanellave që lojtarët e tij do t’i mbajnë gjatë sezonit 2026/27, me plot 9 ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar.
Në mesin e ndryshimeve spikasin dy talentet e rinj, Carlos Espi dhe Yan Diomande, të cilët kanë marrë numra të ekipit të parë, edhe pse për shkak të moshës së tyre nën 23 vjeç mund të regjistroheshin edhe me ekipin rezervë.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, sulmuesi spanjoll Carlos Espi do ta mbajë fanellën me numrin 19, të cilin më parë e kishte Dani Ceballos.
Ndërkohë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, do të ketë numrin 25.
Ky vendim e tregon besimin që stafi teknik i Real Madridit e ka te dy lojtarët e rinj.
Lojtarët e transferuar gjatë afatit kalimtar të verës tashmë i kanë marrë edhe numrat e tyre zyrtarë.
Ibrahima Konate do të luajë me numrin 16, të cilin më parë e mbante Gonzalo.
Marc Cucurella e ka marrë fanellën me numrin 17, i lënë i lirë nga Marco Asensio.
Bernardo Silva do të mbajë numrin 20, i cili më parë ishte i Fran Garcias.
Ndërkohë, Denzel Dumfries do të luajë me numrin 24, të mbajtur sezonin e kaluar nga Dean Huijsen.
Përveç afrimeve të reja, tre i futbollistë kanë ndryshuar numrat e fanellave.
Asensio e ka marrë numrin 2, i cili i përkiste Dani Carvajalit, ndërsa Huijsen ka kaluar te numri 4, i cili më parë mbahej nga David Alaba.
Mesfushori Thiago Pitarch do të vazhdojë ta mbajë numrin 27, të cilin e kishte përdorur me ekipin rezervë.
Ndërkohë, Endrick rikthehet te numri 9. Sulmuesi brazilian e mbajti këtë fanellë përpara huazimit te Olympique Lyon në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
Me zyrtarizimin e numrave të rinj, të gjitha fanellat e ekipit të parë janë tashmë të zëna.
Nëse Real Madridi vendos ta afrojë një tjetër futbollist para mbylljes së afatit kalimtar të verës, klubi do të duhet ta largojë njërin prej lojtarëve aktualë për ta liruar një numër.
Gjithashtu, regjistrimi i Carlos Espit ose Yan Diomandes te Castilla nuk është më një opsion, pasi të dy tashmë janë pajisur me numra të ekipit të parë.
Real Madridi do ta nisë sezonin e ri të La Ligës më 22 gusht, kur do të përballet me Espanyolin.
Numrat e plotë të Real Madridit për sezonin 2026/27:
Portierë: Courtois (1), Lunin (13)
Mbrojtës: Asensio (2), Militao (3), Huijsen (4), Trent Alexander-Arnold (12), Konate (16), Cucurella (17), Carreras (18), Rudiger (22), Mendy (23), Dumfries (24)
Mesfushorë: Bellingham (5), Camavinga (6), Valverde (8), Tchouameni (14), Arda Guler (15), Bernardo Silva (20), Thiago (27)
Sulmues: Vinicius Junior (7), Endrick (9), Mbappe (10), Rodrygo (11), Espi (19), Brahim Diaz (21), Yan Diomande (25).






