Çfarë do të ndodh tani pas dështimit të transferimit të Asllanit te RB Leipzigu

- Advertisement -

Fisnik Asllani nuk do të transferohet te RB Leipzig, pasi sulmuesi shqiptar nuk e ka kaluar me sukses kontrollin mjekësor.

23-vjeçari i Hoffenheimit kishte arritur marrëveshje me klubin gjerman, ndërsa Leipzigu kishte aktivizuar edhe klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.

Transferimi mund të arrinte deri në 30 milionë euro me bonuse, ndërsa Asllani pritej të nënshkruante kontratë deri në vitin 2031.

Megjithatë, problemet e evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore kanë bërë që Leipzigu të tërhiqet dhe marrëveshja të dështojë.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të sakta rreth problemit të konstatuar apo seriozitetit të tij.

Dështimi i transferimit ka hapur sërish garën për sulmuesin shqiptar, Barcelona dhe Borussia Dortmundi kanë shfaqur interes për Asllanin dhe mund të rikthehen në garë për shërbimet e tij.

Interesi ndaj 23-vjeçarit u rrit ndjeshëm pas sezonit të fundit, në të cilin ai realizoi 11 gola dhe 8 asistime në 35 paraqitje me Hoffenheimin.

Asllani për momentin mbetet pjesë e Hoffenheimit, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë pjesës së mbetur të afatit kalimtar.

Të ngjashme

Të fundit