Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit spanjoll.
Rodrygo kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e tetë të takimit.
E ishte sërish Rodrygo që realizoi në minutën e 73-të të ndeshjes për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në 75 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Barcelona që pozicionohet e dyta.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i katërti me 56 pikë të grumbulluara.