Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, sulmuesi i Cagliarit, Daniel Maldini, dështoi në testin e alkoolit pas aksidentit me makinë, ndaj patentë-shoferi i tij u konfiskua.
Reprezentuesi i Italisë kishte luajtur dhe realizuar penalltinë e fitores në triumfin 2–1 të mbrëmshëm të Cagliarit në transfertë ndaj Atalantës në Bergamo.
Në orët e para të mëngjesit, ai po drejtonte Porsche Carreran e tij në Milano kur u përfshi në një aksident.
Avokati i tij, Danilo Buongiorno, konfirmoi se ai u kontrollua në urgjencë përpara se të lirohej dhe të kthehej në shtëpi.
“Daniel është mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim apo lëndim”, insistoi avokati.
Megjithatë, agjencia e lajmeve “ANSA” raportoi këtë pasdite se Maldini rezultoi pozitiv ndaj alkoolit pas testit me alkoolmatës.
Raportohet se testi i parë tregoi 0.91 mg/l, ndërsa i dyti 0.89 mg/l, pak mbi kufirin ligjor në Itali, i cili është 0.8 mg/l.
Kjo bëri që policia lokale t’ia konfiskonte patentë-shoferin, në pritje të analizave më specifike të gjakut, të kryera në spital gjatë kontrollit të tij, të cilat do të verifikojnë gjithashtu praninë e substancave të tjera.
Daniel është djali i legjendës së Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini, dhe muajin e ardhshëm mbush 25 vjeç.






