Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë ka thënë se Kosova po pret vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka deklaruar se, sipas tij, lufta dhe rezistenca e popullit të Kosovës kanë qenë të drejta dhe çlirimtare, ndërsa ka shprehur shpresën që edhe vendimi i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me këtë, duke uruar kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.
“Pas 2 ditësh, Kosova ne të gjithë presim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi Jakup Krasniqi Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Për ne është gjithçka e qartë: populli i Kosovës rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare, dhe kundrejt një pushtuesi. I cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pronë familjeve”, tha ai






