Elegante dhe provokuese, Luana Vjollca “pushton” rrjetin me fotot nga Roma

- Advertisement -

Artistja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka marrë pjesë në dasmën e këngëtares Kida, e cila u zhvillua pak ditë më parë në Romë të Italisë.

Pas ceremonisë, Luana sot ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga ajo mbrëmje, ku ishte shfaqur e veshur me një fustan të zi.

Me pamjen e saj elegante dhe mjaft atraktive, artistja ka tërhequr vëmendjen e fansave, ndërsa fotografitë kanë marrë reagime të shumta.

“Historitë e dashurisë do të jenë gjithmonë të preferuarat e mia”, ka shkruar Luana krahas fotografive.

Të ngjashme

Të fundit