Benatia çuditë me deklaratën e tij: Yamali ka më shumë klas se Mbappe

- Advertisement -

Medhi Benatia, ish-drejtori sportiv i Marseille dhe reprezentuesi i Marokut, ka dhënë mendimin e tij në debatin e vazhdueshëm për Topin e Artë 2026.

Kylian Mbappe e përdori një intervistë për revistën “France Football” për të argumentuar se meriton ta fitojë çmimin.

Opinionet ishin të ndara dhe të dielën Benatia dha edhe mendimin e tij.

Tani analist në kanalin “Canal Football Club”, marokeni shpjegoi pse fjalët e sulmuesit nuk i pëlqyen.

Benatia tha: “Unë jam një admirues i madh i Kylianit dhe ai e di këtë. Por nuk më pëlqeu intervista e tij. Është e qartë se ai ka njohuri të gjera për futbollin dhe kjo më pëlqen. Por, për shembull, më pëlqeu më shumë deklarata e Lamine Yamalit”>

Ai vazhdoi: “Pavarësisht moshës së tij të re, e gjeta atë më të përmbajtur. Nuk po e vë në dyshim lojtarin. Kvaratskhelia do të jetë aty, ashtu si edhe Ousmane Dembélé, i cili ishte vendimtar në të gjitha ndeshjet e mëdha. Ai shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës”.

“Nëse Kylian e fiton Topin e Artë, nuk do të befasohem”, shtoi Medhi.

“Ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i Champions League. Nuk ka nevojë ta thotë këtë, sidomos pasi ka marrëdhënie të mira me lojtarët e tjerë që po garojnë. Është paksa e çuditshme”, shtoi ai.

Londra do të presë ceremoninë e Topit të Artë më 26 tetor 2026, hera e parë që kryeqyteti britanik organizon këtë ngjarje. Bota e futbollit pret të mësojë se kush do ta fitojë çmimin më të rëndësishëm individual të futbollit.

Revista “France Football”, në bashkëpunim me UEFA-n, tashmë kishte publikuar një listë të ngushtë me 30 lojtarë për këtë çmim.

Të ngjashme

Të fundit