Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, por me shumë vështirësi.
“Los Blancos” triumfuan 2:3 në udhëtim ndaj AEK-ut të Athinës, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Por, të zgjedhurit e Jose Mourinhos e panë veten dy herë në disavantazh, për të përmbysur gjithçka tek në minutat shtesë.
Në minutën e 12-të Koita realizoi për 1:0 duke ngritur në këmbe të gjithë të pranishmit në Athinë.
Në minutën e 32-të, Jude Bellingham me një gol të veçantë barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
AEK arriti të kalojë përsëri në avantazh në minutën e 75-të kur realizoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Pilo.
Por, vetëm tre minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi shifrat pas asistimit të bukur nga Dumfries.
E krejt në minutën e dytë shtesë, Valverde shënoi për 2:3 dhe fitoren e mysafirëve.
Me këtë triumf, Real Madridi i bashkohet PSG-së si ekipet e vetme me të gjitha fitore deri më tani.
Në anën tjetër, AEK mbetet me tri pikë në vendin e 30-të.






