Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore

- Advertisement -

Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar si rezultat i ushqimit në restorantin “Sach Pizza” në Prishtinë.

20 nga ta janë dërguar në Klinikën Infektive, derisa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit.

E për këtë rast është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja Kaltrina Shala

Të ngjashme

Të fundit