Rashiti: Thëngjilli po shitet për një çmim që nuk i mbulon as dëmet minimale të shëndetit dhe ambientit

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi të martën se që gjatë tri vjetëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 73.2 milionë euro.

Lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, i cili ka thënë se, nxjerrja dhe eksporti i thëngjillit nga Kosova tregon më së miri ‘’varfërinë e politikës dhe zhvillimit të republikës’’.

Ai ka shtuar edhe se, Kosova do të duhej të kishte një termocentral të ri e modern prej 600 MW, i cili do të përdorte të njëjtën sasi të thëngjillit, por me parametra ekologjikë te kohes.

Postimi:

Nxjerrja dhe eksporti i thëngjillit nga Kosova tregon më së miri varfërinë e politikës dhe zhvillimit të republikës.

Nxjerrja e tij shkakton dëm të madh ekologjik, dhe në fund shitet për një çmim i cili nuk mbulon as dëmet minimale të shëndetit dhe ambientit.

Kosova do të duhej të kishte një termocentral të ri e modern prej 600 MW, i cili do të përdorte të njëjtën sasi të thëngjillit, por me parametra ekologjikë te kohes.

Krejt çka po ndodh me energjetiken dhe zhvillimin tregon mendësinë e mbrapshtë dhe mungesën e madhe të kapacitetit politik, profesional dhe institucional të republikës që nga shpallja e pavarësisë e tutje.

E keqja është se politikat zhvillimore nuk po përmirësohen, por po keqësohen nga një qeveri te tjetra.

Të ngjashme

Të fundit