24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Rama: Musliun e kam shkarkuar për mbeturinat, s’ka të bëjë me prishje të koalicionit

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se deri të shkarkimi i drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka pas ndonjë tjetër arsye përpos asaj të mos largimit të mbeturinave.

“Nuk është punë e shkarkimit të drejtorëve apo e prishjes se koalicionit. Unë e kam thënë me sinqeritetin më të madh, edhe shkarimi p.sh. të drejtorit të shërbimeve publike, ka qenë si rezultat i problemit me mbeturinat në kryeqytet. E ka pasur një periudhë kohore njëvjeçare, më shumë faktikisht, ku kemi thënë okej jemi marrë vesh ta përfundojmë këtë punë deri në mars. Në mars pastaj deri në gusht. Gusht deri në nëntor. Nëntor deri dhjetor, janar u shty dhe nuk ka pas sukses. Si rezultat, është dashtë me marrë atë vendim. Nëse një parti vendos t’i tërheqë edhe ekipin e vet aty si rezultat i një problemi që është dashur ta zgjidhë kryeqyteti, ai nuk është problem i imi, është problem i partisë”, tha Rama në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit