Rama i përgjigjet Pecit: Kemi pasur komunizëm, s’na duhet edhe një herë

- Advertisement -

Kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj të parit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave që janë paralajmëruar të ndodhin në shtator.

Rama, në T7, ka thënë se bëhet fjalë për një qeverisje që “nuk e sheh Kosovën si të veten’’.

“Po normal që ai nuk do të jetë pjesë e protestës, për arsye se këtu e kemi një qeverisje, e cila nuk e sheh Kosovën si të veten, derisa nuk është e menaxhuar prej kryetarëve të LVV-së, punojnë vetëm në baza partiake. Kryeministri nuk punon për çdo qytetar të Kosovës, por vetëm për ata që e kanë votu LVV-në. E kemi një tendencë për krijimin e një autokracie, pra një shteti parti. Kemi pas komunizëm, nuk na duhet komunizëm edhe një herë në vendin tonë, prandaj edhe nuk do t’i lejojmë këto tendenca autokratike’’

Të ngjashme

Të fundit