Rafael Leao ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij. Sulmuesi portugez i ka bërë të ditur AC Milanit se, në rast largimi nga San Siro, destinacioni i tij i preferuar është vetëm Galatasaray.
Sipas raportimeve të fundit, Leao dëshiron ose të qëndrojë te Milani deri në përfundim të kontratës së tij, ose të transferohet te gjigantët turq.
Interesimi i Galatasarayt për portugezin nuk është i ri, me klubin turk që tashmë ka bërë oferta për shërbimet e tij, por Milani i ka konsideruar ato të pamjaftueshme.
Në orët e fundit, dy oferta të tjera për Leao janë refuzuar, ndërsa lojtari duket se nuk dëshiron të shqyrtojë alternativa të tjera në rast largimi.
Galatasaray vazhdon të jetë i interesuar seriozisht për 27-vjeçarin dhe pritet të bëjë përpjekje të reja për ta bindur Milanin.
Nga ana tjetër, e ardhmja e Leaos mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos, teksa koha po shkon drejt fundit të afatit kalimtar.






