11.8 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Ra në kontakt me rrymën duke punuar, vdes 34-vjeçari në Prizren

- Advertisement -

Një 34 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Dyshohet se ai derisa ishte duke punuar ra në kontakt me rrymën.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Klankosova.tv së shpejti do t’ju sjellë detaje lidhur me rastin.

Ai bëri të ditur se viktima është V.M nga fshati Senik i Malishevës.

Bytyqi theksoi se ai fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore.

“Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast.”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

Zëdhënësi i policisë në Prizren theksoi se sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë.

“Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin, i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë dërgohet për ekzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit