Komuna e Mitrovicës Veriore sot pritet te mbajë diskutim dhe bashkëbisedim me qytetarët, ku do të diskutohet edhe çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Tema për bashkëbisedim është “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile“.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar serbët që të marrin pjesë në këtë diskutim, ku sipas tij, “mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre”.
“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.”
“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.” – ka shkruar Kurti në Facebook.