11.6 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Qumili flet për projektin “Treshi Përsheshi”: Jam emocionuar gjatë xhirimeve, më dukej sikur po i dëgjoj Lecin dhe Cimën

- Advertisement -


Në prag të festës së Vitit të Ri, djemtë e legjendave të humorit, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, sollën “Treshi Përsheshi – Junior”, program i cili u mirëprit nga të gjithë shqiptarët.

Përmes disa skeçeve fëmijët e legjendave dëshmuan se mund ta vazhdojnë rrugën e baballarëve, duke marrë përkrahje e komente pozitive në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Indeksonline, Qumili dha më shumë detaje, duke treguar se e kujt ishte idea dhe si ishte ndjerë ai gjatë xhirimeve.

“Rezultati ishte i mirë. Ideja e “Treshi Persheshi Junior” ishte e Bimit (djalit të tij). Kam punuar me djemtë pak pas kamerave duke i treguar se ku janë mirë e ku keq. Gjatë skeçeve kisha shumë emocione, jam mërzit shumë. Nuk e kam besuar që do t’i luajnë rolet aq mirë. Më kanë mahnitur. Herën e parë më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën dhe Qumilin. Nuk e kam mendu që mundët dikush mem emitu”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit