8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

ShBA paralajmëron goditje të tjera në rajon, Escobar: Nuk do lejojmë destabilizim!

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi në një intervistë për agjensinë e lajmeve “Mina” se Washingtoni nuk do të hezitojë të vendosë sanksione në mënyrë që t`i dërgojë një mesazh të fortë personave të korruptuar dhe atyre që destabilizojnë rajonin.

Liderët në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre, u shpreh ai.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për aktorë të korruptuar dhe që destabilizojnë rajonin,” tha zyrtari i lartë amerikan.

Escobar sqaroi se SHBA-ja do të jetë një partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive ndaj ardhmes së rajonit, që karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO dhe në ekonominë transparente.

Disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Vesellinoviçit dhe Milan Radojiçiçit, ndërsa të mërkurën Departamenti i Thesarit njoftoi masa shtesë ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje të enitetit serb të Bosnje e Hercegovinës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit