11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

QUINT-i bën thirrje për shmangie të tensioneve, përfshirë betimin e kryetarëve të rinj në veri

- Advertisement -

Pesë shtetet e QUINT-it – Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë thirrje që të mos ketë veprime të cilat mund të rrisin tensionet në veri.

Përmes një njoftimi, u është bërë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme në katër komunat në veri, përcjell teve1.info

Sipas tyre, këtu përfshihet edhe procesi i betimit të kryetarëve të rinj, pas siç thonë ata, nuk ka kërkesë që betimi të bëhet në zyrat komunale.

“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në njoftim.

Tutje, potencohet se QUINT-i mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke përfshirë nevojën për progres urgjent për krijimin e Komunitetit/Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Sipas njoftimeve, pritet betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, teksa informacione nuk ka edhe për tre komunat e tjera veriore.

Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit