12.2 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Një hap më pranë Champions, Newcastle mposht Brighton

Pas një humbje dhe një barazimi, Newcastle rikthehet te suksesi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me shifrat 4-1 Brighton. “Magpies” patën edhe fatin me vete në këtë ndeshje duke qenë se kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të pas një autogoli të Undav.

Ndërkohë, pjesa tjetër pati vend edhe për një tjetër me Newcastle që dyfishoi shifrat me anë të Dan Burn në minutën e katërt shtesë. Në fraksionin e dytë, miqtë provuan të reagonin dhe të besuarit e trajnerit De Zerbi në fakt e gjetën golin me anë të Undav në minutën e 51-të.

Gjithsesi, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe në fund mbyllën ndeshjen me anë të Wilson që shënoi në minutën e 90-të. Por, festa nuk u ndal me kaq teksa Bruno Guimaraes shënoi edhe golin e katërt duke vulosur suksesin 4-1. Pas kësaj rezultati, Newcastle ruan vendin e tretë duke u ngjitur në kuotën e 69 pikëve ndërsa Brighton mbetet në vend të gjashtë me 58 pikë.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit