10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Qeveria ulë pagat për gjyqtarët e prokurorët, reagon LDK

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, duke ua kthyer pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para rritjes.

Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe gjykatën kushtetuese.

Hykmete Bajrami ka reaguar duke e quajtur këtë vendim kontradiktor.

“Qeveria ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend
Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një një gjë të tillë, pasiqë Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?!
Edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellet Kuvendit” shkruan Bajrami në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit