15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Turqia “ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë se Perëndimi do të na sulmojë për këtë vendim

- Advertisement -

Në vazhdën e vendimit të Ankarasë për të “ngrirë” plotësisht marrëdhëniet tregtare me Izraelin derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës, Recep Tayyip Erdogan tha sot se vendi i tij “e di shumë mirë” se si Perëndimi do të marrë një qëndrim armiqësor kundër tij.

“Që nga dje kemi pezulluar transaksionet e eksport-importit me Izraelin për të gjitha llojet e produkteve. Ne do të përballemi me pasojat e këtij hapi, të cilin e kemi marrë në koordinim dhe konsultim me komunitetin tonë të biznesit. Ne nuk kërkojmë armiqësi apo luftë me asnjë vend në rajonin tonë. Ne nuk duam konflikte, gjak dhe lot në gjeografinë tonë. Ne duam të jetojmë së bashku në paqe dhe prosperitet,” i tha Erdogan Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë.

“Ne kemi marrë disa masa për të detyruar Izraelin të pranojë një armëpushim dhe të rrisë sasinë e ndihmave humanitare që vijnë (në Gaza). Ne do të monitorojmë pasojat e masës që kemi marrë në bashkëpunim me rrethet tona të biznesit. Ne e dimë shumë mirë se si Perëndimi do të na sulmojë në lidhje me këtë vendim,” vuri në dukje presidenti turk.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit