15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Deliu: Sikur të dëgjoheshin në fillim ShBA-të për targat, gjendja do të ishte ndryshe

- Advertisement -

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas raportimit se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Deliu këtë çështje e ka lidhur me vendim për targa, që sipas saj nëse do ta dëgjonin në fillim Amerikën, nuk do të ishte kjo gjendje sot.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vendim që pritej të mirrej sot, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të BE-së me arsyetimin mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës për targat. Tash, përtej ndërlidhjes politike të liberalizimit nga ana e BE-së, që është plotësisht e padrejtë, rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit. Sikur të dëgjoheshin në fillim SHBA-të për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, sot gjendja do të ishte ndryshe.”, ka shkruar deputetja.

Postimi i plotë:

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vendim që pritej të mirrej sot, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të BE-së me arsyetimin mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës për targat.

Tash, përtej ndërlidhjes politike të liberalizimit nga ana e BE-së, që është plotësisht e padrejtë, rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit.

Sikur të dëgjoheshin në fillim SHBA-të për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, sot gjendja do të ishte ndryshe.

Keq – shumë keq

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit