28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Qeveria Kurti më e angazhuar në luftimin e kritikës sesa të krimit në shoqëri

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismali

Shqetësuese sesi qeveria Kurti duket të jetë më e angazhuar në heshtjen kritikëve të saj sesa në adresimin e krimit në shoqëri që mund të ketë pasoja të rënda dhe afatgjate për vendin dhe qytetarët.

Linçimi i zërave kritikë, kufizimi i lirisë së fjalës dhe obstruksionet ndaj opozitës politike në parlament dhe jashtë saj janë tipare të pushteteve autoritare.

Në vend që të fuqizojë shtetin ligjor, qeveria Kurti ka fuqizuar eksponentë të caktuar të saj duke i bërë të paprekshëm nga drejtësia derisa vet është mospërfillëse ndaj mbikëqyrjes parlamentare.

Digjen institucionet, zhduken mostra, përhapet konfuzioni, frika dhe mosbesimi qytetar duke e bërë të vështirë adresimin efektiv të krimit.

Në këtë mënyrë mbajtja e rendit publik, parandalimi i krimit dhe sigurimi i të drejtave të qytetarëve janë nënprioretizuar duke shtuar tensionet në shoqëri.

Me një shkallë në rritje të krimit, pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit qeveritar dhe shtypje të kritikës, qeverisja e Kurtit për vitin e ardhshëm efektivisht ka të siguruar vetëm dhunën, tërbimin dhe trazirat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit