Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se policët përballen me kushte të vështira pune dhe meritojnë mbështetje më të madhe nga institucionet.
“Puna e policëve është një punë shumë e vështirë” dhe kërkon “trajtim të veçantë”, tha Qalaj për Ekonomia Online.
Ai kritikoi mungesën e pajisjeve, uniformave dhe nivelin e ulët të pagave, duke shtuar se investimet duhet të përqendrohen në trajnime dhe logjistikë.
Sipas tij, edhe menaxhmenti i Policisë duhet të jetë më aktiv në sigurimin dhe shfrytëzimin e buxhetit.






