23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Pushtet i katërt, gardianë të interesit publik, urime Dita e Lirisë së Medias!

- Advertisement -

Shkruan: Ardian Bajraktari

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias shënohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’, e cila ka filluar së shënuari nga viti 1993, ndonëse gjenezën e ka te neni 19, i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948.

Ky nen thekson: “Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufijtë”.

Përveç me instrumente ndërkombëtare, liria e shprehjes dhe e medias, janë të garantuara edhe me kapitullin II të Kushtetutës sonë, e të cilat janë vlerë, andaj si të tilla duhen ruajtur dhe avancuar. E kur këto liri si çdo liri tjetër tejkalohen, ka adresë, është ligji dhe gjykata, e asesi sulmet, linçimet e presionet.

Gjykata po ashtu, duhet të punojë dhe trajtojë me më shumë efikasitet dhe prioritet, rastet kur gazetarët janë palë të dëmtuara në procedurë.

Pushtet i katërt, gardianë të interesit publik, urime Dita e Lirisë së Medias!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit