-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

PSG-ja kalon në raundin tjetër në Kupën e Francës, Mbappe shkëlqen në fitoren e thellë ndaj skuadrës amatore

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini ka kaluar pa problem në 1/8 e finales në Kupën e Francës.

Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier shënoi sonte fitore të thellë ndaj Pays de Cassel, skuadër nga kategoria e gjashtë e futbollit francez.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lensit, përfundoi me rezultatin 0:7.

Kylian Mbappe u tregua i “pamëshirshëm”, duke shënuar pesë gola. Ai shënoi në minutat 29, 34, 40, 56 dhe 79.

Golat tjerë u shënuan nga Neymar, në minutën e 33-të, dhe Carlos Soler, në minutën e 64-të.

Paris Saint-Germaini kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit