14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

“Kurti s’i dha rol në dialog Presidentes, shkoi për foto te Papa në Vatikan”

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbetur pa rol në dialog, prandaj sipas tij, e vetmja që i ka mbetur në këtë kohë zhvillimesh dinamike është që të fotografohet me Papën në Vatikan.

Haziri ka folur për vizitën e sotshme të Presidentes në Vatikan, e cila u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku

“Presidentja nuk ka rol në prcoes, nuk ka rol në dialog, Nuk i kanë dhënë rol. Zero rol ka, Kurti nuk i ka dhënë rol. Nuk ka kurrfarë roli, është jashtë këtij procesi. Në Vatikan te Papa ka qenë. Ka shku me u fotografu në Vatikan”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.

“Sot, Presidentja Vjosa Osmani u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku. Në këtë takim të ngrohtë, Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës”, u tha në njoftimin e sotshëm të presidentes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit