6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Tottenhami i kthehet fitores në Premierligë, mposht Fulhamin

- Advertisement -

Pas dy humbjeve radhazi, Tottenham Hotspur është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shënoi fitore të vështirë në udhëtim kundër Fulhamit, por të rëndësishme në garën për top katërshe.

Ndeshja e zhvilluar këtë të hënë në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Spurs e shënoi Harry Kane, në fundin e pjesës së parë.

Tottenhami pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, me tri pikë më pak se Manchester United që ndodhet një pozitë më lartë.

Fulhami me 31 pikë është në pozitën e shtatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit