15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

“Pse të harxhosh lekë?” Për Luana Vjollcën është më shumë se “ok” të veshësh të njëjtat gjëra disa herë!

- Advertisement -

Luana Vjollca është gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe kur thjesht vendos të shkojë me pushime. Me siguri ju kujtohen shapkat e saj “Philipp Plein” që u diskutuan shumë në rrjet gjatë pushimeve verore të saj në Mykonos.  “Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, tha Luana asokohe kur dikush i tha të blejë një palë të tjera. 

Aktualisht Luana ndodhet në ishullin Mauritius në Afrikën Lindore nga ku ka ndarë foto e video të ndryshme me ndjekësit në Instagram. Ajo tregoi se as në këtë udhëtim nuk i ka lënë shapkat të cilat i ka marrë sërish me vete. Dhe jo vetën ato. Ndonëse njihet për veshjet e shtrenjta, Luana ka treguar se nuk ka problem të vesh të njëjtat rroba disa herë përsa kohë ato e kryejnë funksionin e tyre.

Mes shumë postimeve, ajo publikoi një video me një fustan jeshil dhe rroba banjo të verdha, me të cilat është shfaqur edhe në pushime të tjera. “Është më shumë se ok të veshësh të njëjtat gjëra disa herë, për sa kohë që e kryejnë funksionin pse të hargjosh lekë”, ka thënë Luana në një video të publikuar në Instastory.

"Pse të harxhosh lekë?" Për Luana Vjollcën
"Pse të harxhosh lekë?" Për Luana Vjollcën
"Pse të harxhosh lekë?" Për Luana Vjollcën



Edhe një herë Luana tregoi se sa me këmbë në tokë është. Dhe ky mesazh duhet tu përcillet të gjithve, sidomos të rinjve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit