28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

PSD e bëjnë horë Bislimin: A po ju vjen marre që jeni tu e bë Zajednicën?

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një aksion gjatë ditës së sotme.

Ata duke e incizuar, i kanë shkuar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili ndodhej në një qendër dhe i bënin disa pyetje.

“Zotri zëvendëskryeministër a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicësn” ishte njëra nga pyetjet e aktistit të PSD-së.

Pyetja tjetër ishte se “a ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica, ndaq me kompetenca ekzekutive, ndaq pa kompetenca, pse nuk ke dhënë dorëheqje”.

“A po ju vjen marre që jeni tu e bë Zajednicën” pason pareshtur pyetja tjetër.

Aktivisti i PSD’së “takimin” e pazakontë me Bislimin e mbyllë me fjalët, “marre duhet me ju ardhë”.

Kujtojmë që zëvendësi i Kurtit, Bislimi, para disa kohësh kishte thënë “në atë moment kur Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacion, dhe thotë do të krijohet Asociaciacion qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit