15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Protesta në Zveçan/ Protestuesit kërkojnë largimin e policisë nga objekti i komunës

- Advertisement -

Po vazhdon edhe sot protesta e serbëve të cilët janë mbledhur para objektit të komunës në Zveçan për të shprehur pakënaqësinë e tyre, siç thonë ata ‘pushtimin e ndërtesës nga Policia e Kosovës’.

Protestuesit sot mbajnë në duar pankarta me mbishkrim ‘paqe dhe liri’.

KFOR-i vazhdon të qëndroi i vendosur para objektit të komunës, ndonëse në numër më të vogël se ditët e kaluara.

Aktualisht situata është e qetë ndërsa kohë pas kohe protestuesit lëshojnë muzikë me përmbajtje dhe thirrje nacionaliste.

Në anën tjetër Policia e Kosovës vazhdon të qëndroi brenda në komunë ndërsa automjetet e blinduara të tyre po ruhen nga KFOR-i pasi që ndodhen brenda kordonit të sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit