Protesta e 13-të në Prishtinë, qytetarët nisin grumbullimin

- Advertisement -

Në sheshin e kryeqytetit kanë nisur të mblidhen qytetarët për protestën e natës së 13-të, me grumbullimin që ka filluar para orës 21:00.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore e këtyre tubimeve është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili vite më parë u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë netëve paraprake, përmes fjalimeve nga pjesëmarrësit dhe familjarët e dëshmorëve, u janë drejtuar mesazhe të qarta institucioneve vendore.

Përveç tubimeve të përditshme të mbrëmjes, organizatorët kanë paralajmëruar një protestë gjithëpopullore më 1 tetor.

Të ngjashme

Të fundit