6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për dhunim e vrasje gjatë luftës

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një serbi i cili dyshohet se se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në bazë të hetimeve vërtetohet se i njëjti gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999,  ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar, shkruan lajmi.net.

“Prishtinë, 26 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim..

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit