Politikani serb, Milovan Drecun është shprehur i lumtur për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke dhënë deklarata skandaloze se shprehja “Ndërmarrje e përbashkët kriminale tregoi karakterin e UÇK-së terroriste”.
Ai ka thënë se në aktgjykim u përmenden “krimet ndaj serbëve dhe shqiptarëve besnik ndaj shtetit serb”.
Mes tjerash, Drecun deklaroi se “ka kënaqësi të madhe që dhanë kontribut në këto aktgjykime dënuese”.
“Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, dhe kjo është më e rëndësishme se tregon karakterin e UÇK-së terroriste. Aty janë aktgjykimet për krimet ndaj serbve, ndaj shqiptarëve besnikë që ishin besnikë ndaj shtetit të Serbisë.
Shpreh kënaqësi të madhe që vërtetë kemi dhënë kaq kontribut të madh që këto aktgjykime të jenë denuese”, ka thënë ai.






