Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Skender Llugiqit, i cili në Kuvend kërkonte “pushkatimin e Ramush Haradinajt”

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Skender Llugiqit për deklaratatet e gushtit të bëra në Kuvend kundër Ramush Haradinajt. Ndaj të njëjtit, rëndojnë dy akuza, njëra për “Kanosje” e tjetra për “Nxitje të përçarjes e mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kanosur R.H.

Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më 12 gusht të vitit 2026, gjatë aktivitetit “Bashkëatdhetarët në Kuvend”, Llugiqi kishte thënë se Ramush Haradinaj duhet të dënohet me shumë vite burg, e më pas kishte deklaruar se ai “duhet të pushkatohet”.

Skender Llugiqi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës po atë ditë.

Të ngjashme

Të fundit