Llapi e ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në Superligë.
Llapjanët triumfuan në udhëtim ndaj vendit të dytë, Malishevës me rezultat 2:3, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.
Kjo fitore e ngrit Llapin në vendin e tetë me 14 pikë dhe gjendet tani në zonën e barazhit, dy pikë larg Drenicës që tani pozicionohet e parafundit.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet e dyta me 30 pikë dhe tani Prishtina ka mundësinë të largohet në +8 në rast fitoreje këtë xhiro.






