16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Projektligji për çmimet tavan në produktet bazë në fazën e konsultimeve, s’dihet kur shkon në Kuvend

- Advertisement -

Çmimi i litrit të benzinës e naftës u ngrit në gati 2 euro nëpër pompat e derivateve të vendit, në fund të qershorit.

Për shkak të kësaj, ministria e Tregtisë përmes një udhëzimi administrativ asokohe, për një muaj rresht përcaktoi çmimin maksimal të derivateve. Kjo bëri që çmimi i karburanteve të ulej.

E së fundmi qeveria ka futur në agjendë legjislative një projektligj për çmimet tavan në produktet bazë.

Nga Ministria kanë thënë për Tëvë 1 se projektligji është në fazën e koordinimit të Grupit Punues me palët e interesit.

“Grupi Punues për draftimin e Projektligjit për Masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike është në koordinim me Grupet Punues dhe Shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të Kosovës, Shoqatës së Mullistëve, Shoqatës së Qumështarëve, Shoqatën e Shpeztarisë dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Pas koordinimit të plotë, draft Ligji do të procedohet në Qeveri dhe me pas në Parlament, sipas dispozitave ligjore të parapara në bazë të Rregullores 09 /2011 të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Por, Kuvendi i Kosovës të enjten shkoi në pushim për të mos u kthyer me punime deri në fillim të shtatorit.

Kjo do të thotë se ky projektligj mund të pres deri në sesionin vjeshtor të Kuvendit.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari sqaroi për Tëvë 1 procedurat se si një projektligj i tillë mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

“Ministria duhet ta përgatis draftin e parë edhe t’ia përcjell Kuvendit që në procedurë të shpejt edhe komisionet përkatëse ta trajtojnë dmth gjithmonë me një arsyetim që gjithmonë duhet të kalojë në procedura të shpejta, komisionet përkatëse e trajtojnë me prioritet, me urgjencë një ligj të caktuar dhe e njëjta i drejtohet Kuvendit”, tha ai.

Ndryshe, për përballimin e gjendjes aktuale me rritjen e çmimeve, partitë opozitare kanë propozuar heqje të akcizës e TVSH-së për produktet bazë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit