Prishtina ka marrë një fitore minimale në Podujevë ndaj Llapit.
Në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës, skuadra nga kryeqyteti ka marrë një fitore të rëndësishme në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit.
Prishtina fitoi 1-0 ndaj skuadrës së Tahir Batatinës, me një gol të hershëm.
Ishte Leotrim Kryeziu që shënoi në minutën e katërt, për fitoren e Prishtinës.
Skuadra e Orges Shehut ka shkuar në 26 pikë me këtë fitore, duke zënë vendin e dytë, me pikë të njëjta me Malishevën, që e kryeson tabelën – derisa ka tri pikë më shumë se Drita në vendin e tretë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina i shkon Dritës në Gjilan, me ndeshjen që do të luhet më 4 nëntor, e cila i përket xhiros së dytë të Superligës, por që ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të Dritës në Evropë.
Ndërkohë, Llapi i Tahir Batatinës është i zhytur në tabelë, duke mbetur i nënti me vetëm pesë pikë, gjashtë më pak se Drenica, që është e teta.






